Presidenti Ilir Meta është shprehur i bindur se pas 20 vitesh mund të marrë një mandat të dytë si President.
Ai solli shembullin e presidentit të Italisë Sergio Mattarella, që mori sërish postin e kreut të shtetit në moshën 80-vjeçare.
“S’dua që të hyjë në çështje me persona të caktuar. Integriteti i secilit varet nga ligjet, kushtetuta dhe s’dua të hyjë në këtë çështje. Nuk gjen dot një gjykatë që çështja merret dhe zgjidhet nga gjyqtari pa short.
Ky nuk është problemi im por ata duhet të ishin shprehur. Nuk më vjen keq sepse e di që pas 20 vitesh do ta bëj mandatin e dytë si president. Unë tani kam një rrugë të re kisha plan tjetër, ndoshta të merrja një mandat të dytë, të bënim edhe disa ndryshime për të mbrojtur të drejtat. Ja presidenti italian në moshën 80-vjeçare mori mandatin e dytë, edhe i urojmë edhe suksese”tha Meta ndër të tjera