Meta ‘braktis’ Tiranën, ja kush është menaxheri që e shoqëron (foto)

Presidenti Ilir Meta zgjodhi që ta kalojë ditën e parë të fundjavës në një prej resorteve më të mëdha dhe më modern në periferi të Tiranës. Ndërkohë që situate politike në vend vlonte sot nga Kuvendi i PD dhe Referendumi i thirrur nga Berisha për shkarkimin e Bashës, Meta postoi një foto nga “Eqous Resort”.

“Me Tikun”, shkruan Meta në Facebook, ndërsa nga një kërkim i shkurtër del se në krah të tij ishte menaxheri i këtij restoranti, Adriatik Llangozi, i cili prej gati dy dekadash menaxhon restorantet më të famshëm në Shqipëri. Sëfundmi, Llangozi ka menaxhuar restorantin “Sofra e Ariut” në Tiranë dhe tashmë ka kaluar në krye të restorantit të “Eqous Resort”.

Loading...