Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje ligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”.
Në arsyetimet e Kreut të Shtetit bëhet e ditur se çdo nisme që synon përafrimin e direktivave të Bashkimit Europian, është e mirëpritur.
Njoftimi: Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar me shpallje ligjin nr. 37/2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”.
Çdo nismë që synon përafrimin e direktivave të Bashkimit Europian, rritjen e disponueshmërisë së librave dhe materialeve të tjera të printuara në formate të përshtatshme e të aksesueshme për personat me aftësi të kufizuara, dhe forcimin e mbrojtjes së të drejtës së autorit, është e mirëpritur.