Meta dekreton pa vonesë ndryshimet në qeveri

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar menjëherë ndryshimet në qeveri. Ashtu sikundër paralajmëroi një ditë më parë në konferencë më Presidenten e Kosovës, Kreu i Shtetit ka dekretuar pa vonesa emrat e dy ministrave të rinj të kabinetit qeveritar.

Bëhet fjalë për Ministrin Bledi Çuçi, i cili u propozua nga kreu i qeverisë për të marrë postin e Ministrit të Brendshëm, pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt, si edhe Milva Ekonomi, e cila do të marrë në postin e Ministres së Bujqësisë, në vend të Bledi Çuçit.
Gjithashtu me propozim të kryeministrit, Presidenti Ilir Meta ka dekretuar shkarkimin nga detyra të Sandër Lleshajt, nga posti i ministrit të Brendshëm.

Ndryshimet në qeveri, erdhën pas vrasjes së 25-vjecari Klodian Rasha nga efektivi i policisë, në rrugicën pranë banesës së tij, si edhe protestat që pasuan ngjarjen. Kryeministri Rama njoftoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, ndërsa një ditë më parë njoftoi emrat e rinj në kabinetin qeveritar që ai drejton.

Loading...