Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim në Strasburg me Sekretarin e Përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, z.Andreas Kiefer, një takim të cilin e ai e ka vlerësuar si “konstruktiv”.
Në një shënim në Fb, Presidenti tregon: “Shkëmbyem mendime të vlefshme për mbështetjen që Kongresi mund të japë në kapërcimin e krizës së qeverisjes vendore në Shqipëri pas 30 qershorit, në përmbushjen e standardeve demokratike që vendet anëtare të këtij institucioni, sikundër është vendi ynë, janë të obliguar të respektojnë dhe për ndërmarrjen e hapave konkretë nga ana e Kongresit në këto drejtime.
U dakordësuam për domosdoshmërinë e një misioni të Kongresit në Shqipëri në një kohë sa më të afërt. Demokracia në radhë të parë është vendore,” përfundon Meta.
Kujtojmë se Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të KiE e anuloi misionin e vëzhgimit në Shqipëri për 30 Qershorin.