Meta: ‘Do i japim goditjen në themel këtij sistemi’

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar se do i jepet “goditja në themel sistemit të ngritur nga kryeministri Edi Rama”.

Gjatë një takimi me të rinjtë e PL, Meta theksoi se “krimi është kancer për zhvillimin e vendit dhe se të rinjtë shqiptarë janë burgjeve të Evropës”.

Ilir Meta: “Të rinjtë do të kenë zërin e tyre në Këshillin e Tiranës dhe këshillat e bashkive të tjera, gjysma e kandidatëve do të jenë të rinj e të reja. Kjo do i ndihmojë të përballojë dhe shpenzimet e larta të jetesës.

Qeveria të plotësojë menjëherë kërkesat e pedagogëve, është e mundur. Kërkesat të drejta dhe të logjikshme, qoftë mjafton që qeveria të mos vjedhë më, ose të mos vjedhë kaq shumë. Është çështje prioritetesh.

Ju i dini aferat me të cilat vidhen shqiptarët, si ajo e inceneratorëve. Investime luksoze në kohë krize, kryeministri vetë nuk kursen.

Maqedonia vendosi të mos marrë pjesë në Eurovision për të shkurtuar shpenzimet dhe pët u solidarizuar me qytetarët.

Do i japim goditjen në themel këtij sistemi, që e ka bërë Rama dhe ministri i Brendshëm që thotë “nuk ka zhvillim pa krim”.

Krimi është një kancer për zhvillimin e një vendi. Shqipëria vendi i parë për numrin e të burgosurve në Evropë. Ata që drejtojnë gjithë këto operacione, marrin lejet dhe paratë kanë mbështetjen e qeverisë. S’duam që të rinjtë të largohen por të mbështeten nga shteti, qeveria dhe pushteti vendor që të çojmë vendim përpara. Do mbështesim të rinjtë.

Loading...