Meta: ‘Dua më shumë Margaritën se Monikën’/ Monika: ‘Nuk dua të komentoj deklaratat e presidentit’

Gjatë intervistës së saj në RTV Ora, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nuk la pa komentuar edhe deklaratën e Presidentit Ilir Meta se “dua më shumë Margaritën se Monikën”.

Ajo u shpreh se dashuria për vendin është shumë më shumë se dashuria personale.
“Nuk dua të komentoj deklaratat e presidentit. Por marrëdhënia mes dashurisë për vendin dhe dinjitetit dhe integritetit të çdo njeriu është më shumë se dashuri personale.
Dashuria personale është brenda katër mureve të shtëpisë dhe është respekt reciprok që secili ka ndaj njëri-tjetrit.
Dhe kur secili nga ne merr një pozicion publik, merr përgjegjësi dhe tregon përgjegjshmëri ndaj pozicionit të tij, unë nuk mendoj se ka të bëjë dashuritë sentimenale, personale apo individuale. Marrëdhënia me vendin dhe institucionet kalon edhe limitet marrëdhënies së prindit ndaj fëmijës“, u shpreh Kryemadhi.

Loading...