Presidenti i Republikës Ilir Meta siç nuk e keni parë kurrë.
Ndonëse Kreu i Shtetit është aktiv në rrjetet sociale dhe ka ndarë me ndjekësit foto nga plazhi, nga shëtitjet në mal, me familjen apo dhe miq dhe në kafen e lagjes, kështu nuk e kishim parë kurrë.
Me pantallona të shkurtra, bluzë me mëngë të shkurtra Presidenti ka marrë korrësen e barit për të pastruar nga oborri të gjithë barërat e këqija që me ardhjen e pranverës duket se kanë marrë vrull.
E këto pamje, Meta ka zgjedhur t’i ndajë me qytetarët duke i përshëndetur. “Ju uroj të gjithëve një fundjavë të mbarë!”, shkruan Presidenti.
blob:https://www.facebook.com/3a073e1a-86f7-4e71-845b-aaf0fd575ed1

Loading...