Presidenti Ilir Meta, tha se pasardhësi i tij në postin e presidentit, do ta kishte të vështirë të ishte i pavarur me një mazhorancë të tillë.
Por shtoi se gjithashtu do të kishte njëfarë lehtësimi për faktin se pas përfundimit të mandatit të tij në 25 korrik, Meta do të ishte në opozitë.
Pyetje: Si e shikoni pasardhësin tuaj?
Meta: Presidenti i ardhshëm do ta ketë të vështirë dhe do ta ketë shumë tëlehtë. Do ta ketë të vështirë sepse është e vështirë të kemi president të pavarur me një mazhorancë të tillë.
Së dyti duhet të kemi parasysh ku janë disa çështje të nxehta ku cilido të vijë ose do mbajë krahun e kushtetutës ose do të mundohet të bëjë si i sjellshëm. Por ai mund ta ketë shumë të lehtë sepse në 25 korrik në opozitë do të jetë Ilir Meta.