Presidenti i Republikes Ilir Meta duket se ka rrezuar pretendimin e ministres se Mbrojtjes Olta Xhacka per shkarkimin e komandantit te forces detare Gjeneral Major Ylber Selman Dogjani, per vjedhjen e ndodhur ne bazen detare te Pashalimanit ne janar te ketij viti.
Ne nje sqarim Presidenca thekson se gjenerali eshte shkarkuar per shkak te mbarimit te mandatit dhe jo per ndonje shkelje te pretenduar ligjore.
Sqarim i Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare të Presidentit të Republikës, z.Bahri Shaqiri
3 gusht 2019
Gjeneral Major Ylber Selman Dogjani është shkarkuar nga detyra e Komandantit të Forcave Detare, vetëm për shkak të mbarimit të mandatit.
Lirimi i tij nuk ka lidhje me asnjë pretendim tjetër, të ngritur dhe në disa media, se shkarkimi gjoja lidhet me shkelje ligjore.
Presidenti i Republikës nëse do kishte patur bindjen për një shkelje ligjore sado të vogël nga Gjeneral Major Dogjani, do e kishte shkarkuar atë menjëherë, dhe jo kur të plotësonte afatin e tij në krye të Forcave Detare.
Presidenti Meta shpreson se pasuesi i Gjeneral Major Dogjanit i cili do t’i propozohet në këtë detyrë, jo vetëm të ketë integritetin e duhur, por të jetë plotësisht i karrierës në Forcat Detare.
Një nga detyrat kryesore të Presidentit është edhe mbrojtja e integritetit të ushtarakëve nga presionet dhe lojrat politike.