Ceshtje qe nuk ekziston, keshtu e ka cilesuar Presidenti Ilir Meta deklaraten e bërë nga ish-kryeministri Fatos Nano pak dite me pare. Ky i fundit në një intervistë sulmoi presidentin Meta duke e cilesuar ate si njeriun qe misheron shtate mekatet.
“Nuk kam koment për ceshtje qe nuk ekzistojne, zero ngjarje. Nuk kam asnjë koment dhe një herë tjetër për zero ngjarje për zero akuza.”, tha Meta, duke e perqendruar me pas deklaraten e tij tek serioziteti i situates se pandemise ne vend.
Presidenti Meta ka folur dhe për apelet e ambasadorëve për lista të pastra si dhe për zgjedhjet e 25 prillit. “Shqiptarët përveç shqetësimit të pandemisë, shqetësimi tjetër është që data e zgjedhjeve është shumë larg.
Fakti që ne kemi miratuar para disa viteve një ligj për dekriminalizimin është tregues i këtij fenomeni serioz e kritik, se kush i ka promovuar…
Populli shqiptar do t’i ndëshkojë me votë, do jetë ndëshkim i rëndë me votë popullore
25 prilli do të jetë një referendum i mbarë popullit shqiptar për të ardhmen e tij europiane. Ka humbur shumë vite nuk ka për të humbur më asnjë sekondë. Treni integrimit është nisur, mjerë ai që i del përpara sepse nuk ndalet më jo në 25 prillit por as pas 25 prillit. Është turp i madh të jemi pas Serbisë e Malit të Zi. Është koha për të mos humbur më asnjë sekondë.
Jam i bindur se të gjithë shqiptarët janë të bindur tek fuqia që ata kanë tek vota e tyre. Do të dinë të gjithë të marrin pjesë dhe ta tregojnë se janë qytetarë europianë”, deklaroi Meta
CFARE THA NANO:
Nano e cilësoi Metën një njeri që i lë punët në mes dhe të vë stërkembëshat. Në intervistën në ‘Opinion’ Nano tha se Metës i ka dhënë mbështetjen më të madhe, por ai gjithmonë e kishte tradhtuar.
“Nuk kam asnjë raport sot. As fizik asgjë. Fare. Dhe nuk më mungon. Sepse Ilir Meta është një nga përfituesit e mëdhenj të mbështetjes time. Unë thashë nga ata që kam mbështetur, nuk është thashë se është bërë vetëm nga mbështetja ime. Është një nga përfituesit më të mëdhenj. Qysh nga FRESSHI, nga qeveria e parë, Komiteti i Partisë të Tiranës, i dhashë degën e partisë së Tiranës të tregojë.
Të gjithë thonin se është rivali i Nanos, por filozofia ime ishte të integroja dhe ata që mendonin ndryshe. E deri tek qeveria e fundit. Ilir Meta u bë kryeministër në 1999, pas një marrëveshje me mua. Dhe mbeti i tillë deri kur dha dorëheqjen 2002, sepse kemi Pandin që nuk të lë të gabosh se ai vjen mbrapa. Ai mendoi se bashkë me krizën energjetike do hante dhe kokën e Fatos Nanos. Pra sapo ishte marrë vesh që do të vazhdonte drejtimin e qeverisë, kur papritur më thotë ‘e deshe merre mbaje me gjithë krizë’.
Kaloi sa kaloi dhe erdhi prapë tek zgjedhja e Moisiut. Në një mënyrë apo në një tjetër më afroi me Berishën dhe më afroi me Metën. Dhe bëmë marrëveshje për të hyrë bashkë në qeveri.
Meta ka pasur gjithmonë planin B në mendje. Ka qenë inaktiv, sikur nuk ekzistone në qeverinë e 2002-2005. Iku në 2003, nuk merrte pjesë në diskutime, ka folur vetëm njëherë kur blemë ambasadën tonë në Athinë. Plani B ishte ai paralajmërova që në fillim Ilirin, “Ti e ke zakon që të lë në mes të rrugës dhe të fut stërkembëshat”. Jo e kam seriozisht këtë herë më tha. Ky ka qenë plani B, që të ndërpriste punët e qeverisë në mes. Më lerë ta mbyll kapitullin e Ilir Metës, duke të thënë që nuk ka politikan tek i cili unë shoh pjesën më të madhe të mëkateve, të 7 mëkateve kapitale, është Presidenti i sotëm. Të 7 mëkateve të biblës, ligësia, grykësia…” – tha Nano.