Duke mos dhënë ndonjë arsye specifike, Meta rikujtoi edhe njëherë se nuk mund ta linte këtë ministri në dorën e një zv.ministri, i cili nuk mund të japë asnjë përgjigje në interes të kushtetutës së vendit, duke marrë parasysh rrugën dhe sfidat që ka Shqipëria.
Pjesë nga intervista:
-Presidenti është garant i intersit kombëtar. Asnjë rast nuk i ngjan tjetrit. Presidenti do të shikojë interesin kombëtar. Presidenti është garant i vijimësisë së shtetit. Meqë ankohet kryeministri, presidenti nuk e ka kot mandatin përtej qeverisë.
Përse nuk e dekretove shkarkimin e Bushatit?
-Kam dëgjuar disa spekulime për ministrin e jashtëm edhe për Xhafaj. Së pari ai ka bërë dorëheqjen dhe e ka bërë publike. Rastin e Bushatit, nuk e kam dekretuar se ministri ka përgjegjësi kushtetuese, Nuk mund ta lë ministrinë në dorë të një zv.ministrin.
Marrëdhëniet tona nuk kanë qenë shumë konstruktive, pavarësisht se sjelljet e mia kanë qenë konstruktive. Nuk mund të japë një përgjigje një njeri që nuk ka asnjë përgjegjësi kushtetuese. Kjo është e gjitha dhe nuk ka asnjë arsye tjetër.
(n.m/balkanWeb)