Meta: Jam i gatshëm t’i nënshtrohem vizitave për shëndetin mendor.

Presidenti Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka deklaruar se është i gatshëm t’i nënshtrohet vizitave për shëndetin mendor. Meta u pyet nga gazetari Ylli Rakipi, lidhur me kryeministrin Rama dhe dyshimet për shëndetin mendor të këtij të fundit.

Rakipi e pyeti presidentin Meta nëse duhet të ketë një ligj për të detyruar zyrtarët t’i nënshtrohen këtyre analizave.

“Edhe pa ligj, nëse dikush dyshon, jam gati t’i nënshtrohem cdo kontrolli për shëndetin mendor dhe shëndetin në përgjithësi. Nuk do të ishte keq, do të ishte mirë të kishim një verifikim që nga presidenti tek të gjithë ata që kanë përgjegjësi shtetërore”, u shpreh presidenti Meta.

BalkanWeb

Loading...