Meta ka dekretuar nje konflikt civil!
Meta-thotë Tridhjetën,
e kam anuluar…
Po një datë të re,
fare s’ka caktuar!
Fort të çorientuar,
të gjithë tani jemi,
do të kemi zgjedhje,
apo s’do të kemi!?
Luli-anulimin,
e quan fitore,
po Luli me Metën,
janë në një llogore!
Në të njëjtën varkë,
që fut ngado ujë,
solli anulimi,
dhe më shumë rrëmujë!
Tani Presidenti,
ynë-i Republikës,
u dha armë tamam,
Lulit dhe Monikës!
Tani kanë të drejtën,
për të shkatërruar,
se Meta-Tridhjetën,
e ka anuluar!
Meta këtë popull,
e ditka debil,
se ka dekretuar,
një konflikt civil!
I dha armë Lulashit,
dhe Sali qafirit,
sepse zgjedhje s’ka,
me firmë të Ilirit!
Gjersa s’ka caktuar,
një datë të dytë,
i heq opozitës,
gjithë përgjegjësitë!
Lufta kundër zgjedhjeve,
tash bëhet legale,
u jep Presidenti,
dhe një kartë morale!
Për të prishur zgjedhjet,
do të ngrihen çeta,
se 30 Qershorin,
s’e njeh Ilir Meta!
Dhe me që për votim,
s’ka vënë datë të dytë,
do organizojë,
takim me partitë!
Por s’është situata,
aspak optimiste,
se do t’i mungojë,
Partia Socialiste!
Se Meta partitë,
duhet t’i takonte,
para se Tridhjetën,
të na çdekretonte!
Me fjalë e me fjalë,
Meta na ka velur,
ama Kushtetutën,
shumë keq e ka shkelur!
Në një shtet serioz,
me ligje të sakta,
në fakt-një dorëheqje,
do qe më e pakta!
Shumë institucione,
këtu na mungojnë,
këta dhe vendorin,
do paralizojnë!
Punë menjëherë,
këtu fillon Vendori,
dhe jo për Tri muaj,
si pushtet Qendrori!
Me Tridhjetë Qershorin,
që ka anuluar,
Meta-ndihmën ekonomike,
krejt e ka bllokuar!
Shërbimin urban,
dhe plehrat për Sharrë,
ndofta dhe turizmin,
për këtë behar!
Ne këtu jetojmë,
nuk jemi të huaj,
të ardhurat-bashkitë,
mbledhin këto muaj!
Po Luli e quan,
triumf legjendar,
sikur s’dimë që Meta,
është opozitar!
Për të bërë Faktorin,
fare nuk nguroi,
veten para kohe,
e dekonspiroi!
Dhe unë si të tjerët,
sot e kam një lutje,
çfarë hapash Iliri,
do hedhë më tutje?!
Cilat janë hapat,
që do hedhim ne,
do kemi për zgjedhjet,
një datë të re?!
Meta do të shkruaj,
përsëri në letër,
apo do t’ja lerë,
Presidentit tjetër!
Nga informacionet,
Rama s’hyn në lojë,
po Tridhjetë Qershorin,
me ngulm do të mbrojë!
Këtu s’ke ç’i bën,
Njeriut të Gjatë,
se si Kushtetuese,
është e vetmja datë!
Dot nuk e tërheqin,
Ramën vara-vara,
se është siç na thotë,
tri lëvizje para!
Tri lëvizja para,
është super fat,
se kështu dhe Spaksin,
mund ta kapësh mat!
Meta ka bërë thirrje,
që të mos nxitojmë,
se interpretimet,
sot do t’ja dëgjojmë!
A.DUKA