Presidenti Ilir Meta ka kujtuar 10-vjetorin e rënies në detyrë të dëshmorit të atdheut, Kapiten Feti Voglit. Me anë të një postimi në Facebook, Meta deklaron se sakrifica e tij sublime në emër të lirisë, na bën krenarë dhe frymëzon në çdo kohë.
Postimi: Si sot 10 vite më parë dha jetën në krye të detyrës, në vijën e parë kundër terrorizmit, Dëshmori i Atdheut Kapiten Feti Vogli. Sakrifica e Tij sublime në emër të Atdheut, Lirisë dhe Paqes na bën krenarë dhe frymëzon në çdo kohë. Kujtimi i Kapiten Feti Voglit do të mbetet i paharruar! LAVDI!
Loading...