Meta: ‘Ky është shtatori i dhjetë i Ramës në pushtet, le ta shporrim’

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se është koha për të shporrur këtë qeveri dhe kryeministrin Rama.

Me anë të një postimi në Facebook, ish-kreu i Shtetit shkruan se “ky është shtatori i dhjetë që Edi Rama është Kryeministër dhe ende dëgjojmë për “aksione” kundër ndërtimeve pa leje”.

Meta shtron pyetjen: Po kush i ka lejuar ne 10 vite keto nderime? Ai thekson se “është koha për t’i dhënë fund pengmarrjes së qytetarëve dhe biznesmenëve për qëllime shantazhuese dhe elektorale!”

“Ky është shtatori i dhjetë që Edi Rama është Kryeministër dhe ende dëgjojmë për “aksione” kundër ndërtimeve pa leje.

Kush i ka lejuar këto ndërtime pa leje në këto 10 vite?
Kush mban përgjegjësi për këtë mungesë kontrolli të territorit sidomos këto katër vitet e fundit kur të gjitha bashkitë i takojnë Rilindjes?

Koha për të shporrur një Qeveri të paligjshme të votave të vjedhura e të blera!

Për t’i dhënë fund paligjshmërisë si sistem!

T’i japim fund pengmarrjes së qytetarëve dhe biznesmenëve për qëllime shantazhuese dhe elektorale!

Të martën, në ora 18:00, takohemi te “kryevepra” e paligjshmërisë dhe korrupsionit, atje në vendngjarje te inceneratori i Tiranës!”

Loading...