Kreu i shtetit zbuloi marrëveshjen politike për procesin e Vettingut, që sipas tij, ua kishte thënë edhe disa diplomatëve të korruptuar, dhe që ishte se Gjykata Kushtetuese nuk do të mbyllet asnjë ditë, nëse kalon në Vetting. Sipas tij, mbyllja e këtij institucioni ishte i qëllimshëm.
“Të ndërtosh një proces me kaq shumë probleme dhe të përpiqesh ta banalizosh me histori të tilla, aq më tepër kur bëhet fjalë për ndërtimin e Gjykatës Kushtetuese, që s’duhet të kishte qenë e mbyllur asnjë ditë, dhe kjo ka ndodhur qëllimisht, ua kam thënë njëmijë herë, edhe diplomatëve të korruptuar.
U kam thënë se ne kemi bërë një marrëveshje, kur kemi vendosur që Gjykata Kushtetuese të kalonte në Vetting, se ajo nuk do ngelej asnjë ditë e mbyllur.
Mund të kishte vakanca, por jo zero anëtarë. Nuk ka ndodhur kjo situatë prej Vettingur, por se në krye të KED erdhi një ushtarë i verbër i partisë. KED e parë u bllokua se nuk iu pëlqyen emrat, pastaj u vendos një ushtar i partisë, që vë në pozitë Presidentin, që ose të shkelë Kushtetutën me pahir, ose me lojëra të tillë të turpshme, që as ca fëmijë rrugeçër nuk i bëjnë. Kjo është e vërteta”, deklaroi Meta.