Presidenti i Republikes Ilir Meta reagoi sot lidhur me propozimin e PS për hapjen e listave.
Sipas Metes, listat duhet të hapen plotësisht në mënyrë që qytetarët të zgjedhin pas 12 vjetësh deputetët e tyre.
Me tone kritike kreu i shtetit thekson se palët duhet t’i thonë mjaft degradimit të Parlamentit.
“Hapini listat për qytetarët që të zgjedhin pas 12 vjetësh më në fund deputetët.
Hapini 100 për qind! Mjaft e degraduat Kuvendin kështu, se edhe një asamble kooperative ka qenë dikur shumë më e përgjegjshme.
Shqipëria ka patur parlamentarizëm të shkëlqyer 100 vite më parë o shakaxhinjtë e “integrimit”.”,thekson Meta.
Loading...