Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje sërish që shqiptarët të bashkohen për të votuar me 25 prill. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se shqiptarët të bashkohen në një besëlidhje të re.
“Në përkujtim të Besëlidhjes së Lezhës, unifikimit më gjithëpërfshirës të të gjithë shqiptarëve përballë rrezikut të asimilimit dhe shkombëtarizimit, vepra e ndritur e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, frymëzon sot më shumë se kurrë!
Koha i thërret shqiptarët për t’u bashkuar në një Besëlidhje të re, për të ndalur shpopullimin, për të shenjtëruar votën dhe Kushtetutën, në referendumin historik të 25 prillit 2021.”-shkruan Meta.
Loading...