Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas ndarjes nga jeta të kirurgut Agron Menzelxhiu, i cili ishte i infektuar me koronavirus.
Kreu i shtetit përmes një postimi në Facebook shkruan se Menzelxhiu, i cili për dekada ka shërbyer me përkushtim dhe profesionalizëm, është një tjetër humbje madhe për mjekësinë.
Ndër të tjera Meta shkruan se kirurgu do të kujtohet me respekt si model frymëzues i mjekut të palodhur dhe humanistit, gjithmonë në shërbim të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së çdo qytetari në nevojë.
POSTIMI I PRESIDENTIT META:
Ndarja nga jeta e kirurgut të nderuar, Dr.Agron Menzelxhiu , i cili për dekada shërbeu me përkushtim dhe profesionalizëm në Elbasan dhe Tiranë, është një tjetër humbje për mjekësinë shqiptare.
Përherë do kujtohet me respekt si model frymëzues i mjekut të palodhur dhe humanistit, gjithmonë në shërbim të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së çdo qytetari në nevojë.
Ishte kënaqësi ta njihja nga afër.
Familjes Menzelxhiu, të afërmve, miqve dhe komunitetit të mjekëve ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta!