Meta ndjek ndeshjen e Kombëtares me tifozin e veçantë: ‘Foshnja e demokracisë’

Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur një tifoz të veçantë për të ndjekur me të ndeshjen Andorra-Shqipëri.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit shfaqet në një foto me Rikelin. Meta e quan të riun si “foshnjën e demokracisë”, pasi pasi hyri tre muajsh në Ambasadën Gjermane, më 2 korrik 1990, me “Saurelin”, që shembi murin, falë babait të tij, Ylli Bodinakut.

“Dje Rikeli më uroi mua për ditëlindjen. Sot është kënaqësia ime të uroj Rikelin në shtëpinë e tij për ditëlindjen.
Rikeli është “foshnja” e Demokracisë pasi hyri tre muajsh në Ambasadën Gjermane, më 2 korrik 1990, me “Saurelin”, që shembi murin, falë babait të tij, Ylli Bodinakut.

Jam i lumtur që ai as nuk e mendon të largohet nga Shqipëria dhe beson te Demokracia.

Nga Sauku, duke pritur ndeshjen e kuqezinjve, ju urojmë dhe atyre fitore!”, shkruan Meta.

Loading...