Meta: “Në 30 qershor nuk ka pasur zgjedhje të ligjshme në Shqipëri”

Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat duke deklaruar se zgjedhje të ligjshme në Shqipëri ka vetëm në 13 tetor dhe në 30 qershor nuk ka pasur zgjedhje në Shqipëri.

Meta u shpreh se kriza në Shqipëri nuk është vendore, por më e madhe.

‘Në 30 qershor nuk ka pasur zgjedhje të ligjshme në Shqipëri.

Zgjedhjet e ligjshme janë në 13 tetor. 

Arsyet pse unë e kam zgjedhur këtë datë ka të bëjë me pjesëmarrjen e të gjitha palëve dhe ka të bëjë edhe me datën 17-18 tetor.

Kriza jonë nuk është krizë vendore, por shumë më e madhe’, tha ndër të tjera presidenti Ilir Meta gjatë konferencës për mediat.

Loading...