Meta nje dite pas tubimit: Dje hodhëm hapin e parë për rivendosjen e sovranitetit

Presidenti Ilir Meta e ka cilësuar tubimin e djeshëm “hapin e parë në përmbushjen e misionit tonë për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve”.

Meta falenderon të gjithë pjesëmarrësit që sipas tij “u përgjigjen thirrjes së Presidentit të Republikës në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit që synon rrëmbimin mafioz të Gjykatës Kushtetuese”.

Postimi i Metës

Një falenderim të përzemërt të gjithë motrave dhe vëllezërve shqiptarë, të cilë iu përgjigjen thirrjes së Presidentit të Republikës në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit që synon rrëmbimin mafioz të Gjykatës Kushtetuese.

Dje hodhëm hapin e parë në përmbushjen e misionit tonë për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve. 🇦🇱

Loading...