Meta: Nuk ia jap firmën për kryeministër Ramës edhe nëse merr 71 mandate! Do i jap dorëheqjen time

Presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, ku tha se edhe nëse Rama i merr 71 mandate pa cenuar zgjedhjet e lira, ai nuk do ia jap firmën për kryeministër, por do t’i dorëzojë dorëheqjen e tij. Ai tha se do t’i dorëzojë dorëheqjen Ramës dhe do të dalë në bulevard, pasi e respekton vendimin e popullit.
“Deri tani zgjedhjet janë cenuar rëndë vetëm nga Edi Rama. Unë apeloj nga ky moment që të gjithë të reflektojnë, në mënyrë që të lejojmë shqiptarët të shprehin vullnetin e tyre të lirë.

Nëse ai merr 71 mandate, unë firmë për kryeministër nuk i jap, por do i jap dorëheqjen time. Unë e respektoj vendimin e popullit. Unë dal në bulevard dhe ia lë zyrën atij”, tha Meta.

Loading...