Meta nxjerr 2 foto nga Gjirokastra dhe sfidon Ramën: Mos më detyroni të hyj vërtetë në garën e 25 prillit, pasi…

Presidenti Ilir Meta ka publikuar në ‘Facebok’-un e tij dy foto nga Gjirokastra, ku shihet në banderola të mëdha në hyrje të qytetit bashkë me kreun e PD-së Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi.

Meta thotë se ato foto ia ka dërguar këshilltari i CDU-së Martin Henze dhe janë shkrepur në qytetin e Gjirokastrës.
Në banderolë, shkruhet; këta nuk meritojnë asnjë shans.
Ndërkohë që Meta sfidon hapur Ramën, ndërsa shkruan që mos ta detyrojnë që të hyjë në garën e 25 prillit.

REAGIMI I METËS
Dy foto të pabesueshme nga Gjirokastra, që m’i nisi miku i shtrenjtë i demokracisë shqiptare, Martin Henze.

Asnjë shqetësim për psikopatinë tuaj ZOTI “RILINDAS”, por nëse vërtet e besoni, që unë jam në garë për 25 Prillin, mos më detyroni të hyj vërtet pasi do të mbeteni pa grup parlamentar.
Pale po mora edhe Doktorin e Madh, nuk ka spital, që ju bën derman!
Ndaj respektoni Kodin Zgjedhor dhe boll e tepruat me shkelje se i nxitë faqen Shqipërisë para botës!

Loading...