Meta nxjerr videon e Ramës: Faleminderit për fjalët e mira që ke thënë për mua

Pas postimit të kryeministrit Edi Rama në Twitter vjen dhe replica e Presidentit Ilir Meta, i cili ka zgjedhur të publikojë një video të vjetër të Ramës.

Krahas videos ai e falenderon kryeministrin Edi Rama për fjalët e thëna 20 vite më parë ndërsa i kërkon të respektojë marrëveshjen e 5 qershorit dhe të hapë listat për socialistët.
“Respekto Marrëveshjen e 5 Qershorit dhe të lutem hapi listat, për socialistët në radhë të parë dhe për të gjithë shqiptarët.

Edi, faleminderit për fjalët e mira që ke thënë për mua 20 vite më parë dhe që m’i thua gjithmonë kur takohemi nga afër.
E di vetë ti!
Por nesër është një ditë e rëndësishme për shqiptarët, ndaj të lutem mos dëgjo më bandat dhe oligarkët se nuk ja u ka parë kush hajrin!
Koha për një FRYMË TË RE, për një bashkëjetesë qytetare dhe europiane, është tani!
Respekto Marrëveshjen e 5 Qershorit dhe të lutem hapi listat, për socialistët në radhë të parë dhe për të gjithë shqiptarët.”-shkruan Meta.

Loading...