Meta: Nxjerrja e ushtrisë në rrugë, veprimi i duhur

Me vlerësimin për masat e ndërmarra deri më tani nga qeveria kundër përhapjes së koronavirusit, Presidenti i Republikës Ilir Meta, i bën apel qytetarëve t’i respektojnë ato.

Kreu i shtetit theksoi se kufizimet në lëvizje nuk duhet të shihen nga qytetarët si privim i lirisë por si masa të domosdoshme për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga infektimi.
Vendimin e qeverisë për të nxjerrë ushtrinë në rrugë, Meta vlerëson se përballja me sëmundjen Covid 19 kërkon angazhimin e të gjithë strukturave të shtetit.

Për mbledhjen e mundshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, presidenti tha se do të ndodhë në kohën e duhur pasi për momentin parësore është shëndeti i qytetarëve.

Deklaratat kreu i shtetit i bëri pasi dhuroi gjak në ndihmë të talasemikëve në Katedralen Katolike “Shën Pali” në Tiranë.

Loading...