Meta paralajmëron konferencë për shtyp

Presidenti Ilir Meta do të japë një konferencë për shtyp në orën 11;00 të paradites së sotme, ku do të flasë lidhur me zgjedhjet e të dielës, që sipas tij nuk janë gjë tjetër veçse votime socialiste.

Po ashtu sipas njoftimit të zyrës së shtypit në presidencë, Meta do të japë propozimin e tij për zgjidhjen e krizës së rëndë politike.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të dalë sot në një konferencë për shtyp në ora 11:00, në ambientet e Institucionit, për votimet socialiste të 30 qershorit.

Presidenti Ilir Meta do të japë propozimin e tij për zgjidhjen e krizës së rëndë politike dhe do të jetë i hapur për çdo pyetje!”, njofton presidenca.

Përgjatë dy ditëve të fundit Meta ka qenë mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku ka sulmuar Ramën që mbajti zgjedhjet pa opozitën, dhe tentoi manipulimin e tyre, pasi ka dyshime se në kutitë e votimit janë hedhur më shumë fleta sesa ka pasur votues.

KQZ, nuk ka ditur që të japë një argumentim të saktë se pse ka ndodhur ky fenomen, duke e bërë dhe më të dyshimtë rolin e saj në administrimin e të gjithë procesit zgjedhor.

Loading...