Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një deklaratë për mediat pas takimit në selinë blu me kreun e PD, Sali Berisha.
Ai u tha gazetarëve se respektojnë primaret e Berishës dhe se do të fusë edhe Partia e Lirisë kandidatët e tyre në primare.
“Kjo histori është zgjidhur, referendum dhe primare. Jemi në një sintoni të plotë. Kryetari i ardhshëm i bashkisë, i opozitës së vërtetë që do të triumfojë dhe kryetari i ardhshëm i Këshillit të bashkisë, parlamentit të Tiranës, do të bëj një spektakël në pak muaj.
Partia e Lirisë respekton primaret, është një risi e jashtëzakonshme. Kemi kërkuar që sa më shpejt të realizohet ky proces, ne si parti e Lirisë kemi kandidatë që premtojnë për komunitetin e tyre, do i përfshijnë në primare të përbashkëta me PD dhe parti të tjera të opozitës. Kandidatët të respektojnë njëri-tjetrin”, u shpreh Meta.