Shkarkimi i Ilir Metës nga posti i Presidenti tashmë është në dorë të Gjykatës Kushtetuese. Edhe pse vete Meta e priti me këngë e valle vendimin e shkarkimit të tij nga Parlamenti, faktet tregojnë se në fakt situata për të nuk është aq e qetë. Presidenca ka hapur një tender për blerjen e pajisjeve televizive më 7 qershor 2021 dhe do të mbyllet më 17 qershor 2021 dhe ka vlerën e 21 milionë lekëve që do të merren nga buxheti i shtetit.
Në tender përfshihen pajisjet e shumta që shërbejnë për ngritjen e një televizioni. Nuk është e qartë se pse presidencën mund t’i duhen të gjitha to pajisje, por duket se heshtja dhe ‘qetësia’ e Ilir Metës do të shoqërohet me betejë të fortë mediatike në një kohë ku Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë për regjistrimin e çështjes së shkarkimit të tij dhe të pranojë apo jo shqyrtimin e saj.
Kërcënimet me marrje sfurqesh dhe prerje duarsh nuk funksionuan dhe duket se tashëm Meta ka gjetur një mënyrë tjetër betejën atë mediatike për të bërë rezistencën e tij të fundit.