Meta ‘pranon’ se zgjedhjet ishin të rregullta, si betohej në fushatë se nuk do e dekretonte Ramën kryeministër: Unë dal në bulevard dhe…

Presidenti Ilir Meta, me dekretimin sot të Edi Ramës si kryeministër i Shqipërisë, pranoi se zgjedhjet e 25 prillit janë legjitime dhe nuk janë vjedhur, përkundër asaj se çka thotë opozita që i cilëson si “masakër zgjedhore”. E gjithë kjo nuk është artikuluar me fjalë nga vetë kreu i shtetit, por me anë të veprave. Kjo sepse, gjatë fushatës elektorale, atëherë kur marrëdhëniet me qeverinë ishte shumë të acaruar, Meta shprehej se nëse zgjedhjet do vidheshin, atëherë ai nuk do dekretonte Ramës si kryeministër, por në vend të kësaj do jepte dorëheqjen.

Sot Rama mori zyrtarisht portin e kreut të qeverisë, Meta vijon të jetë në zyrën e tij në presidencë, kështu nisur nga kjo, edhe zgjedhjet nuk janë vjedhur.

Kreu i shtetit ka hedhur një hap pas nga qëndrimet e tij të forta, “se do u priste dorën kush shiste votën”, se “SHBA-ja donte ta vriste”, apo akuzat e forta për kryeministrin Edi Rama. Sinjalet e para për një marrëdhënie të qetë me qeverinë e re, nëse nuk do të shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese, i dha dje. Ai uroi kryeparlamentaren e re, Lindita Nikolla, teksa kritikoi opozitën për bojkotin duke grisur fletët e votimit.

Loading...