Presidenti Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi kanë publikuar një fotografi sot nga Prevalla e Kosovës, në të cilën kanë dalë së bashku me një blegtor.
Meta e ka vlerësuar mjaft Bajramin, burrin me të cilin shfaqet në fotografi teksa shprehet:
“Nëse do të jepej një çmim ndërkombëtar se kush prodhon kosin më të mirë, nuk do habitesha që vendin e parë do ta fitonte Bajrami, këtu në Prevallë.
Edhe pse dikur mësues, ai i është rikthyer tani traditës shekullore të familjes së tij si blegtor, duke shkëlqyer me punën dhe produktet mjaft cilësore. I lumtur të njihja këtë njeri të mrekullueshëm.”
Loading...