Meta refuzon paraqitjen në Komision, Spartak Braho: Ky është puç

Gjatë mbledhjes së Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Meta, deputeti Spartak Braho ka dashur të dijë arsyen se përse Meta nuk ishte i pranishëm në mbledhjen e ditës së sotme. Ai është shprehur se nëse presidenti nuk njeh legjitimitetin e Kuvendit, atëherë po bën ‘puç’.
“Para se të vendosim dua të di shkakun e vërtetë pse s’vjen. Më zuri veshi se thatë që nuk njeh legjitimitetin e Kuvendit. Ta lexojmë, nëse nuk njeh legjitimitetin e Kuvendit, ky është puç, nuk njeh më republikën parlamentare, kështu është? Na e lexoni edhe një herë të lutem si është”, tha Braho.

Loading...