Meta refuzon të dekorojë aktorin e njohur? Agron Llakaj i nxjerr të gjitha

Aktori i njohur i skenës shqiptare, Agron Llakaj në një mesazh drejtuar kolegut dhe mikut të tij Xhevahir Zeneli, disa dite me pare me rastin e ditelindjes, ka treguar se ka bërë një përpjekje të madhe për të arritur që presidenti i republikës Ilir Meta në mënyrë simbolike ta dekoronte.

Mesazhi i Llakajs:

“Më vjen keq, u përpoqëshm shumë gjatë gjithë kësaj kohe të arrinim të siguronim një nderim, një titull për ty në këtë ditë por nuk e realizuam dot.
Kjo është pjesë e dështimit tim personal në raport me ty. Ndoshta jo thjesht se ti e meriton të marrësh një titull që të quhesh “Mjeshtër i Madh”, se ti mjeshtër i madh je, por do të më pëlqente simbolikisht që vlera e një artisti si puna jote të meritonte në mënyrë protokollare një çmim.

Se kush nuk ka marrë o Xhefri, dhe ti e thua shumë mirë: Më mirë të ngelem “Mjeshtër i vogël”.

Por ti me talentin tënd je njeri kaq i dashur, je një humorist shumë popullor.

Në një perjudhë tjetër ka qenë një titull tjetër që quhej “Artisti i Popullit” dhe mua më vjen mirë që ti je artisti i popullit”, është shprehur Llakaj.

Loading...