Meta si opozita: Përmbysje më 25 prill! Rama: Boll e përdore Presidencën si thes për atë farë LSI-je

Kryeministri Rama ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit politike të Presidentit Meta i cili foli për përmbysje demokratike më 25 prill me akuzat se vendi është futur në thes nga një cetë oligarkësh siç shprehet ai.

Rama i ka bërë thirrjes Presidenti që të mos e përdorë institucionin që drejton si gojën e shqyer t3ë asj ‘farë LSI-je’
“Ke të drejtë Ilir, Shqipëria nuk futet dot në thes, shumë mirë e paske thënë! Prandaj boll e përdore Presidencën e Republikës si thes për atë farë LSI-je dhe Presidentin e Shqipërisë si gojën e shqyer të atij thesi”, shkruan Rama.

“Shqipëria nuk futet dot në thes nga një çetë me banditë, oligarkë dhe arrogantë. HARROJENI! Më 25 prill 2021, Shqipëria në dorë të shqiptarëve!””, shkroi Presidenti më herët në facebook, që solli edhe reagimin e kryeministrit.

Loading...