Presidenti i Republikës, Ilir Meta, thotë se qeveria ka si synim të kapë institucionet e reja të drejtësisë dhe sidomos Gjykatën Kushtetuese.
Në emisionin “Opinion” ai tha se nuk ka asnjë frikë për shkak të veprimeve që ka marrë.
“Nuk kam frikë unë. Të kem unë frikë nga Edi Rama?! SPAK? Po lërini këto marrëzira.
Nuk kam unë asnjë frikë. As nga Ulsiu (Manja) që ma keni bërë si Uliksi. Kaq mirë po ecin gjërat në reformën në drejtësi sa dhe Shqipëria po shkon kaq poshtë.
Raporti i Doing Bussines ka rënë 19 vende vetëm për shkak të këtyre reformave.
Sa herë vjen një diplomat këtu që do të marrë dieta dhe paga duhet që unë të besoj çfarë thonë ata? Unë kam ligjin dhe Kushtetutën” – tha Meta.
Loading...