Meta: “Unë jam nga krahina e Skraparit,që mban vendin e parë për raki të fortë në Shqipëri”

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta mori pjesë dhe përshëndeti sot edicionin e 18-të të ‘Festës së Vjeljes së Rrushit – Hardh Fest 2019’, duke vlerësuar këtë kulturë bujqësore me synim promovimin e turizmit dhe të vlerave të trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Në këtë ceremoni, ku merrnin pjesë Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Kryeministrin Ramush Haradinaj, deputetë dhe përfaqësues të pushtetit vendor e qendror, Presidenti Meta në fjalën e Tij të rastit theksoi ndër të tjera se:

‘Nuk mund të mos isha sot këtu në këtë festë për tri arsye: E para sepse kur kam ardhur me Ambasadorin Minxhozi dhe kemi vizituar fabrikën ‘Stone Castle’ kam ngelur vërtet me shumë përshtypje nga ky potencial i jashtëzakonshëm që ka Kosova, por jo vetëm ajo, por i gjithë rajoni ynë.

Së dyti, sepse unë jam nga krahina e Skraparit, që nuk shquhet për verë si Rahoveci, por që mban vendin e parë për raki të fortë në Shqipëri.

Kjo festë nuk është vetëm gëzim, por mbi të gjitha është begati, pasi vreshtaria është një nga burimet kryesore të jetesës, së punës e të begatisë për të gjithë bashkësinë tuaj.

Së treti, sepse ne të gjithë duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje mbështetjes së prodhimit vendas dhe në mënyrë të veçantë prodhuesve të verës, të cilët meritojnë një mirënjohje të jashtëzakonshme sepse me shumë profesionalizëm kanë arritur të hyjnë në tregun ndërkombëtar të verës, ku konkurrenca është shumë e fortë.

Loading...