“Më kujton atë që ju kam thënë me parë Xhike Qamilin që thoshte që sa të kem këtë e atë katund s’pyes për Francën e Italinë”, ishte kjo shprehja që përdori sot Kryeministri Edi Rama në një prononcim për mediat, me të cilën ironizoi deklaratën e Presidentit Meta se mund të shpërndajë parlamentin me një dekret.
Ndërkohë ky i fundit ka reaguar përmes një postimi në facebook, ndërsa publikon një video, në të cilën nënvizon prerë se Gjykata Kushtetuese është vija e kuqe e cila nuk mund të preket.
“Unë nuk kam ndërmend të tallem me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, boll janë tallur me Kushtetutën e Republikës të Shqipërisë që u votua me konsensus, te gjykata Kushtetuese vija është e kuqe, dhe është e kuqe flakë” shprehet Meta në videon e postuar në facebook.