Meta uron Reshat Arbanën për 80-vjetorin e lindjes: Personalitet i rrallë që rrezaton fisnikëri!

Presidenti Ilir Meta uron aktorin e madh shqiptar, Reshat Arbana, në 80-vjetorin e lindjes së tij, ku i bën dhe një dhuratë mjaft të veçantë, teksa i uron një buqetë me 80 trëndafila të bardhë.

Ndërsa në ‘Facebook’, Meta shkruan se Reshat Arbana është origjinal në çdo rol dhe frymëzues në çdo interpretim, me zë kumbues, talent i jashtëzakonshëm artistik.
Postimi presidentit Meta:

Shumë urime Nderit të Kombit dhe skenës shqiptare, mjeshtrit të papërsëritshëm të aktrimit, Reshat Arbana, në 80-vjetorin e Tij të lindjes!

Origjinal në çdo rol dhe frymëzues në çdo interpretim, me zë kumbues, talent të jashtëzakonshëm artistik dhe falë një personaliteti të rrallë që rrezaton fisnikëri, Reshat Arbana e ka pasuruar kulturën tonë kombëtare, duke u kthyer në një nga aktorët më të dashur popullorë për të gjitha brezat.

Me padurim presim ta rishohim në role të reja! Për Reshat Arbanën do të ketë vetëm pranvera! 💐.

Loading...