Meta uron socialistët: I vlerësoj për gjërat mjaft pozitive që kanë bërë

Presidenti Ilir Meta ka uruar të gjithë socialistët me rastin e 29-vjetorit të Partisë Socialiste.

Në fund të komunikimit të përjavshëm për gazetarët, Kreu i Shtetit tha se i vlerësoj socialistët për gjërat mjaft pozitive që kanë bërë në historinë e demokracisë dhe zhvillimit të saj.

Mes të tjerash, Meta i përcolli dhe një mesazh kryeministrit Edi Rama, teksa tha se shpreson që kjo ditë të jetë një ditë reflektimi për ata që drejtojnë PS.

“I uroj të gjithë socialistëve për këtë ditë të rëndësishme për ta, i vlerësoj për gjërat mjaft pozitive që kanë bërë në historinë e demokracisë dhe zhvillimit të saj. Shpresoj të jetë një ditë reflektimi për ata që drejtojnë sot, edhe për të gjithë të tjerët”, tha Meta.

Loading...