Meta zbulon bisedat me të huajt dhe kërcënon: Një thirrje nga Facebook, betejë për jetë a vdekje

Presidenti Ilir Meta këtë të martë ktheu për shqyrtim ligjin për rivlerësimin e punonjësve të policisë së shtetit, Gardë dhe SHÇBA.

Meta theksoi se kjo është ndërhyrja e 3 (tretë) që i bëhet ligjit brenda një kohë kaq të shkurtër (5 mars 2018 – 8 mars 2021), ndaj dhe kreu i shtetit kërkoi që Kuvendi dhe Qeveria, ose të pranojnë dështimin e vetting-ut në Polici dhe të nxjerrin përgjegjësit e kësaj nisme të dështuar ose që bëhet për qëllime politike.

Mbrëmjen e sotme në Log. ai tha shtoi se “Sa herë e kanë ndryshuar ata ligjin? Herën e parë edhe një pjesë e opozitës e votoi dhe mirë bënë, por sa herë u kthyen dhe e ndryshuan. Po përdoret. Ka të bëjë me shkeljen të gjitha parimeve si mund të funksionojë procesi, aty i keni të gjitha të shteruara, është një kthim për qëllime politike elektorale” tha Meta sonte në Log.

Presidenti komentoi edhe incidentin në Elbasan pak ditë më parë, ndërsa kishte një thirrje për votuesit. Kreu i shtetit zbuloi edhe një bisedë me ndërkombëtarët. “Policia të bëjë detyrën e vet dhe unë e mbështes, si është sjellë policia apo drejtuesit ne këtë gjë e dimë. Unë paralajmërimin jua kam bërë. Unë shpresoj që policia dhe cdo institucion të bëjë detyrën e vet të mos përfshihet në zgjedhje, të jetë e paanshme, unë e monitoroj situatën cdo ditë.
Por mos guxojë njeri që jo me polici dhe të fortë do të manipulojë shqiptarët, 2 mln shqiptarë do i çoj te kutitë e votimit.

Jua kam thënë ndërkombëtarëve kur më kanë thënë “ti ke të drejtë por…”. Mjaft u kam thënë se po të ishit ju të qartë nuk do të ishte prekur marrëveshja e 5 qershorit. Ju bëj thirrje shqiptarëve të ruajnë qetësinë. Pashë një meme sot që më pëlqeu “Kush shet voton shet dhe motrën” tha ai.

Ilir Meta iu përgjigj edhe deklaratave të Edi Ramës dje nga Shkodra për punëtorë nga Bangladeshi.

“Tani na thonë të vijnë nga Bangladeshi, duhet ta dini që burimi i cdo prapësie, e këtij polarizimi dhe poshtërimi dhe këtij standardi është degradimi votës.

Dhe cdo njeri që është i detyruar të shesë votën për 100 mijë lekë apo një dele, duhet të dijë që mënyra më e mirë është që ta ndëshkojë me votë. Kjo është drejtësi dhe jo pabesi. Unë strukturën një thirrje në Facebook e kam. Kjo është një betejë për jetë a vdekje për 100 vitet që vijnë” tha Meta.

Loading...