Meta: Zoti e bekoftë flamurin dhe shqiptarët

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka uruar ditën e Flamurit dhe ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se 108 vite janë mjaftueshëm për të dëshmuar pjekurinë dhe seriozitetin e një shteti modern, për përmbushjen pa vonesë të aspiratës popullore dhe misionit të nisur në 28 nëntor 1912, nga Ismail Bej Vlora dhe gjithë etërit e Pavarësisë, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.
“Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë!
Të punojmë dhe angazhohemi çdo ditë për ta mbrojtur simbolin tonë të shenjtë dhe përbashkues, të valvitet krenar në këto troje, i pastër dhe i paprekur, njësoj si gjaku i derdhur për të, nga bijat e bijtë më të mirë të kombit.

108 vite janë mjaftueshëm për të dëshmuar pjekurinë dhe seriozitetin e një shteti modern, për përmbushjen pa vonesë të aspiratës popullore dhe misionit të nisur në 28 nëntor 1912, nga Ismail Bej Vlora dhe gjithë etërit e Pavarësisë, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.

Urime për 28 Nëntorin e Gjergj Kastrioti Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit! 🇦🇱

Zoti e bekoftë Flamurin Kombëtar dhe shqiptarët kudo ndodhen!”, shkruan Meta.

Loading...