Lajda Porja nga Meteoalb tregoi se moti gjatë javës do të jetë i paqëndrueshëm.
Zonat veriore dhe ato veriperëndimore do të mbeten nën ndikimin e reshjeve të hënën dhe të martën, por reshjet do të jenë në sasi të pakta.
E mërkura dhe e enjtja do të kenë më shumë kthjellime, e premtja do të sjellë përsëri shi në të gjithë territorin, ndërsa fundjava do të ketë përsëri diell.
Ndërkohë sa i përket temperaturave, nga e enjtja do të rriten duke sjellë kështu që të shtunën dhe të dielën të prezantohemi zyrtarisht me temperaturat e pranverës.
Loading...