Banorët në Kanada janë paralajmëruar nga zyrtarët që të përgatiten ndërsa Uragani Fiona po shkon drejt veriut pasi goditi Bermudan, shkruan BBC.
Qendra Kanadeze e Uraganeve paralajmëroi se Fiona, që pritet të arrijë në brigjet e Kanadasë deri të shtunën në mëngjes, mund të jetë “një ngjarje historike, ekstreme”. Autoritetet kanë paralajmëruar për përmbytje dhe ndërprerje të energjisë elektrike .
Të paktën tetë persona kanë vdekur vdekur deri tani në Karaibe Parashikuesit kanadezë thanë se erërat maksimale të uraganit Fiona, – tani një stuhi e kategorisë së tretë ishin deri 195 km/h.
Paralajmërimet për stuhitë tropikale janë lëshuar për provincat e Atlantikut të Nova Scotia, Prince Edëard Island, Neëfoundland dhe Neë Brunsëick, si dhe në pjesë të Quebec.
Uraganët e fortë në Kanada janë të rralla, pasi stuhitë humbasin energjinë e tyre pasi godasin ujërat më të ftohta në veri dhe bëhen post-tropikale. Por presioni në rajon parashikohet të jetë historikisht i ulët pasi uragani Fiona të godasët duke i hapur rrugën një stuhie më të fortë
Nova Scotia u godit për herë të fundit nga një ciklon tropikal në vitin 2003 me uraganin Juan, një stuhi e kategorisë së dytë duke shkaktuar dy viktima. Meteorologu Bob Robichaud paralajmëroi të premten pasdite se Fiona do të jetë më e fortë se uragani Dorian i vitit 2019, i cili gjithashtu arriti në brigjet e Nova Scotia.
“Me siguri do të jetë një ngjarje historike, ekstreme për Atlantikun e Kanadasë,” tha ai.