Metoda e re e ngacmimit mes të rinjve në kohët moderne, nuk ka më ‘më fal një minut’ e as rrjete sociale

“Më fal një minut”, ka qenë shprehja e famshme që përdorej si një lloj flirti apo ngacmimi, përgjithësit i djemve drejtuar vajzave. Por kjo bëhet fjalë për vite më parë kur lidhja dhe dashuritë lindin nga një mënyrë që sot, pothuajse, nuk ekziston.

Përveç rrjeteve sociale, një mënyrë tjetër ngacmimi ka dalë “në treg”.

Ajo e AirDrop. Nuk ka nevojë as për internet dhe as për të dhëna celulare.

AirDrop lejon të transferoni shpejt foto dhe video midis iPhone, iPad dhe Mac pa përdorur wi-fi ose të dhëna celulare, shkruan Albeu.com.

Me anë të kësaj metode të rinjtë i dërgojnë njëri-tjetrit kontaktet e tyre e më pas njihen. Kjo metodë flirtimi ka nisur të përhapet edhe në Tiranë, në transportin publik e kafene.

Por në shumë qytete Europiane dhe Amerikane dhe jo vetëm, kjo metodë është kthyer në problem pasi të panjohur nisi foto të papërshtatshme, ose foto të organeve gjenitale duke sikletosur dhe vënë në vështirësi vajzat dhe gratë në vende publike.

Loading...