Mijëra besimtarë myslimanë falen në Sheshin Skëndërbej

Sot është festa e Fitër Bajramit, që kremtohet pas përfundimit të muajit të Ramazanit. Sot, në Sheshin Skëndërbej mijëra besimtarë të fesë Islame kanë mbushur sheshin “Skëndërbej”, ku është zhvilluar ceremonia e faljes së namazit.
Besimtarët myslimanë, nuk janë penguar nga pandemia botërore, por, ndryshe nga vjet, numri është rritur masivisht. Falja e Namazit për Bajramin zgjat pothuajse 40 minuta, që nis fillimisht me një fjalim nga Hoxha, më pas falja e dy rekateve dhe përfundon me një tjetër fjalim.

Loading...