Mikela: ‘Kam fjetur me Erjonin’, ja reagimi i konkurentit

Mikela dhe Erjoni janë kthyer në personazhe interesantë të përputhen.

Erjoni nuk e kishte pëlqyer faktin që Mikela kishte thënë para disa ditësh, kur konkurrenti nuk ishte prezent, që ata të dy kanë fjetur së bashku.

Mikela gjithashtu deklaroi se marrëdhënia e saj me Erjonin tashmë funksionon si një lidhje normale.

Teksa po transmetohej takimi i tyre i javës, gjatë bisedës Erjoni i thotë Mikelës që i “fut hundët kudo”, dhe se nuk i ka pëlqyer fakti se ajo e ka thënë hapur që ata tashmë janë një çift i plotësuar dhe se kanë pasur momente intime bashkë.

Erjoni: Një ditë që mungoj unë bëhet hataja aty. Ti çfarë s’thua.

Mikela: Më shpëtoi.

Bora Zemani: Po i thoje Mikelës që i fund hundët kudo? Çfarë të besdis?

Erjoni: Mikela fut hundët vend e pa vend. Ka një opnion mbi gjithçka që mund të ndodhë, si në studio si jashtë, ka qejf të përfshihet të japë opinionin e saj. Nga njëra anë më pëlqen, nga njëra anë më bezdis.

Loading...