Pas takimit me Samiun, Rrushja është komentuar për shikimet me Erjonin që i ka vënë re edhe Mikela.
Ajo ka pyetur Erjonin nëse i ka ndjerë këto shikime dhe ai e mohoi. Në atë moment ndërhyri Mikela duke thënë që e ka vënë re edhe në prapaskenë mënyrën se si shkëmbejnë shikime me njëri-tjetrin.
Rrushe: Nuk kam pasur shikime të zjarrta me Erjonin, por për të nuk e di.
Erjoni: Edhe djemtë e tjerë ma kanë shprehur se keni njëfarë kimie, komunikimi kur jeni afër, por nuk di çfarë përgjigje të them.
Rrushe: A e ke ndjerë që të kam parë me shikim të zjarrtë?
Erjoni: Jo.
Mikela: Unë të njoh kur ja fut kot dhe kur përgjigjesh seriozisht. Përgjigju tamam.
Erjoni: Ku e di unë.
Mikela: Të ka mbetur gjë peng?
Erjoni: Çfarë ke parë?
Mikela: Kam parë shumë backstage. Unë jam duke të parë ty, ti je tek ajo.