Jean Todt thyen heshtjen dhe mungesën e informacionit që rrethon Michael Schumacher.
Todt është një nga miqtë më të ngushtë të Schumacher, nga të paktët që ka folur mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Presidenti i FIA ka deklaruar së fundmi se ka takuar 7 herë kampionin e botës në shtëpinë e tij në Gjenevë.
Todt ka theksuar se shpreson që shumë shpejt edhe e gjithë bota mund ta rishohë.
“Po, e kam takuar Schumin, shpresoj që të gjithë mund ta shohin shumë shpejt”, u shpreh Todt duke dhënë një sinjal të qartë se shëndeti i tij po përmirësohet.
Loading...