Miliona njerëz duhet të largohen nga qytetet bregdetare – Ja arsyeja pse…

Revista ‘Science’, në një shkrim të saj, duke cituar Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Migrim, shkruan se për shkak të thatësirës, vërshimeve, zjarreve dhe urisë, të cilat kanë të bëjnë me ndryshimet klimatike, deri në vitin 2050 me siguri rreth 200 milionë njerëz do të jenë të detyruar që të braktisin shtëpitë e tyre.

Grupi ndërkombëtar i shkencëtarëve për mbrojtjen e mjedisit, konsiderojnë se mënyra e vetme për të shmangur gjendjen aktuale duhet që me kohë të planifikohet ‘tërheqja” e paevitueshme nga qytetet bregdetare.

Alarmi i kuq nuk është i papritur po të kemi parasush faktin se Groenlandë, vetëm brenda një dite janë shkrirë rreth 12,5 miliardë ton akull.

Data 2 gusht 2019 do të hyjë në histori për humbjen e sipërfaqes së madhe të akullit si pasojë e ndryshimeve të pandalshme klimaterike që kanë goditur globin me pasoja të rrezikshme për jetën në planet.

Ndryshimet e forta në Greonlandë, kanë ndikuar në gjithë planetin. Shkrirja e akujve ka ndikuar në rritjen e nivelit të deteve në Australi, Azi, Evropë dhe SHBA.

Vetëm gjatë vitit 2017, ishulli i Groenlandës ka humbur një sipërfaqe prej tri kilometra me akull.

Loading...